parallax background
 

Përfundon anketimi rreth perceptimit të banorëve për situatën e menaxhimit të mbetjeve të ngurta





 


20 të rinj të trajnuar mbi metodologjinë e anketimit zhvilluan në terren në zonat urbane e rurale të Qarkut Berat 200 anketime me banorët rreth perceptimit të tyre për situatën e menaxhimit të mbetjeve të ngurta. Të rinjtë e angazhuar nga shkolla e mesme "R. Aranitasi" Çorovodë, shkolla profesionale "K. Isak" Berat, Qendra Rinore Kuçovë, Qendra Rinore "New Bridge" Ura Vajgurore u njohën paraprakisht edhe me projektin e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në Qarkun Berat.

Njohja e perceptimit të banorëve të Qarkut Berat për situatën ekzistuese të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në Qarkun Berat është shumë e rëndësishme. Të dhënat e mbledhura nëpërmjet pyetësorëve do të analizohen dhe do të përdoren në funksion të:

Ndërgjegjësimit të popullsisë rreth mbetjeve, depozitimit, grumbullimimit të tyre dhe tarifës përkatëse;
Krijimit të një bërthame me të rinj aktivë në çështjet e menaxhimit të mbetjeve dhe jo vetëm;
Krijimit të bazës së të dhënave mbi situatën ekzistuese të menaxhimit të mbetjeve në bashkitë e Qarkut Berat;
Identifikimit të problematikave prioritare për banorët;
Marrjes së informacionit mbi tarifën e pastrimit dhe gatishmërinë për të përballuar koston e një shërbimi më të përmirësuar.