parallax background
 

Konsultim publik për VSM e Planit Rajonal të Menaxhimit të Mbetjeve të Qarkut Berat







Në zbatim të Ligjit Nr. 91/2013 “Për Vlerësimin Strategjik Mjedisor” dhe VKM Nr. 219, datë 11.03.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për konsultimin me grupet e interesit dhe publikut dhe për dëgjesat me publikun gjatë proçesit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor”
Këshilli i Qarkut Berat organizon konsultime me publikun dhe grupet e interesit për Raportin Paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për Planin Rajonal të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Qarkut Berat (PRMIM) në datën 11 Shkurt 2020 ora 10:30 në sallën e mbledhjeve të Bibliotekës “Vexhi Buharaja” në Berat,
Ftohen të marrin pjesë të gjithë banorët dhe grupet e interesit për të diskutuar dhe shprehur komentet e sugjerimet e tyre rreth këtij dokumenti. Raporti paraprak i VSM dhe PRMIM i Qarkut Berat janë vënë në dispozicion të publikut nëpëmjet publikimit në faqen e Këshillit të Qarkut Berat. Komentet dhe sugjerimet e marra gjatë gjithë procesit të konsultimit dhe në këtë dëgjesë publike do të merren parasysh gjatë hartimit të Raportit përfundimtar të VSM për PRMIM e Qarkut Berat – një dokument i rëndësishëm që do të ketë ndikim në përmirësimin e situatës mjedisore në gjithë rajonin.
Jeni të mirëpritur të jepni kontributin tuaj në përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve në Qarkun Berat.