Qendra e Ardhshme Rajonale e Menaxhimit të Mbetjeve e Qarkut Berat, Bashkia Dimal




Qendra e Menaxhimit të Mbetjeve


ÇFARË ËSHTË NJË VENDDEPOZITIM SANITAR?

Bashkitë e Qarkut Berat janë duke zbatuar Projektin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, financuar nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO, i cili ofron shërbimet e asistencës teknike, konsulencës dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të mbetjeve.
Si pjesë e Sistemit Rajonal të MMN, Qarkut Berat i nevojitet të ketë një venddepozitim sanitar rajonal për mbetjet e ngurta bashkiake.
Gjatë proçesit të përzgjedhjes së territorit u identifikua territori më i përshtatshëm për Qendrën e ardhshme Rajonale të MM përfshirë edhe Venddepozitimin Sanitar në Bashkinë e Dimalit.
Me mbështetjen e donatorëve ndërkombëtarë, ky venddepozitim do të ndërtohet dhe operohet në përputhje me standardet e larta mjedisore të Bashkimit Europian, njëlloj si venddepozitimi sanitar i Maliqit në Qarkun e Korçës