new_logonew_logonew_logonew_logo
  • Home
  • Menaxhimi i Mbetjeve
  • Rreth Projektit
  • Konkurs
    • Pse
    • Si të aplikoni
    • Çfarë
    • Kush mund të aplikojë
    • Kritere vlerësimi
    • Çmime
  • Lajme
  • Publikime
  • Na kontaktoni
  • sq
    • en
parallax background
 

Takim konsultativ publik për vendepozitimin rajonal dhe stacionet e transferimit të mbetjeve







Pjesëmarrja e hershme në çdo projekt në menaxhimin e mbetjeve është thelbësore për të arritur pranimin e masave që do të ndërmerren brenda komuniteteve përkatëse. Me sistemin e ardhshëm rajonal të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në Qarkun Berat, të gjitha venddepozitimet bashkiake do të mbyllen dhe do të funksionojë një vendepozitim rajonal. Venddepozitim Rajonal nuk nënkupton kuptimin gjeografik por qendror për bashkitë të cilat gjenerojnë më shumë mbetje: Berati, Kuçova dhe Dimal.
Distancat e largëta mes qendrës rajonale dhe qendrat e Bashkive të Poliçanit e Skraparit, mbi 30 km, i bëjnë të nevojshme stacionet e transferimeve në të dyja bashkitë. Në këto bashki mbetjet e ngurta të grumbulluara derdhen në kontejnerë 30 m³, të cilët shpesh transferohen në landfillin sanitar rajonal. Kjo zvogëlon kohën e transportit për automjetin individual të grumbullimit. Kryebashkiakët e Skraparit dhe Poliçanit propozuan vendodhje të përshtatshme të cilat janë pronë shtetërore.
Stacionet e Transferimit do të vendosen larg komuniteteve, por do të jenë lehtësisht të aksesueshme nga rrugët kryesore për të optimizuar shërbimin e grumbullimit të mbetjeve dhe transportin në distanca të gjata. Janë vlerësuar gjithashtu potencialet për të përdorur venddepozitimet e vjetra. Në kuadër të projektit, janë duke u hartuar raporte paraprake të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe social (VNM), të cilat mund të përdoren nga projekti i ardhshëm i zbatimit. Një VNM vlerëson rreziqet e mundshme ose ndikimet negative që një projekt mund të ketë në mjedisin e tij. Për më tepër janë duke u përcaktuar edhe masat për të zbutur ose shmangur rreziqet e mundshme.. Në rastin e stacioneve të vogla të transferimit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, kërkohet vetëm një VNM paraprake. Ndryshe nga një VNM në shkallë të plotë, nuk kërkohen konsultime publike për këtë rast..
Bazë e Projektit ISWM Berat ishin realizimi i takimeve të hershme konsultative publike me anëtarët e ekipeve të kompetencës të Skraparit dhe Policanit dhe me aktorë të tjerë të komuniteteve lokale. Menaxherja rezidente e projektit Mirela Buhuri, Eksperti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Social Profesor Alfred Lako dhe Ekspertja e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta Julia Mohr u treguan palëve të interesuara se çfarë do të thotë stacione transferimi për bashkinë dhe sistemin rajonal dhe nënvizuan përmirësimet në krahasim me venddepozitimet aktuale.
Gjithashtu, u prezantua historiku teknik dhe funksionimi i stacionit të transferimit dhe u diskutuan ndikimet e mundshme mjedisore dhe zbutjet e tyre. Audienca e këtij takimi konsultativ diskutoi më tej me ekspertët e projektit pyetjet e tyre dhe nënvizoi se ata do të informojnë komunitetet e tyre për masat e planifikuara dhe do të shpjegojnë avantazhet.
.








Comments Box SVG iconsUsed for the like, share, comment, and reaction icons

Follow us on Facebook

FLAG is at Berat.
2 days ago
FLAG

♻️When the project ‘Solid Waste Management Project in Berat Region’ stated and now…

#wastefree #wastemanagement #SECO #Berat #Kucove #Dimal #Polican #Skrapar
... See MoreSee Less

View on Facebook
· Share
Share on Facebook Share on Twitter Share on Linked In Share by Email
Load more

foundation_for_local_autonomy

Follow us on Instagram

👩‍🎓Java Rinore në Berat u çel sot me kon 👩‍🎓Java Rinore në Berat u çel sot me konkursin mbi Menaxhimin e Mbetjeve i cili është pjesë e projektit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta në Qarkun Berat, mbështetur nga Qeveria Zvicerane. Në aktivitet morën pjesë 11 shkollat 9-vjecare të qytetit të Beratit.

📝Me anë të këtij aktiviteti nxitëm nxenësit të thellonin njohuritë e tyre në fushën e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve. 

💪Objektivi u arrit me sukses, pjesëmarrësit u informuan, garuan si dhe u vlerësuan për njohuritë e tyre. 

🏆Skuadrat fituese të këtij konkursi ishin:

🥇Vendi I Shkolla 9-vjecare " M.A.Vrioni"
🥈Vendi II Shkolla 9-vjecare " 28 Nentori"
🥉Vendi III Shkolla 9-vjecare 
"I.Ngjeqari"

♻️I urojmë shumë suksese fituesve dhe të gjithë pjesëmarrësve. Është rradha juaj te ndëgjegjësoni komunitetin tuaj! 

#wastefree #activity #wastemanagement
💪✅Sfida Berati Komposton 🤝Me miratimin e 💪✅Sfida Berati Komposton

🤝Me miratimin e Planeve Vendore të Menaxhimit të Mbetjeve bashkitë në Qarkun e Beratit janë të angazhuara të përmirësojnë hap pas hapi situatën e mbetjeve. Sidoqoftë, asnjë prej nismave përmirësuese nuk mund të jetë e suksesshme dhe e qëndrueshme pa përfshirjen e komunitetit. Të jetuarit në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm ka nevojë për mbështetje aktive nga të gjithë qytetarët.

♻️🌳Të gjithë qytetarët e Qarkut Berat ftohen të kontribuojnë për një mjedis të pastër e të shëndetshëm. 

🤝♻️✅Qytetarët që duan të tregojnë hapësirën e tyre të kompostimit, produktet e kompostueshme dhe riciklimit të lëndëve organike janë të ftuar të marrin pjesë në Sfidën e Kompostit. 

📧Për të marrë pjesë në konkurs dërgoni fotot në rrjetet tona sociale ose ne adresën e emailit contact@flag-al.org. 

✅♻️Pjesëmarrësit inkurajohen të konceptojnë aktivitete për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e natyrës dhe pakësimin, shmangien dhe depozitimin e duhur të mbetjeve, për të ndryshuar sjelljen e qytetarëve ndaj mënyrës së trajtimit të mbetjeve dhe për të ruajtur mjedisin për brezat e ardhshëm.

#challange #green #compost #wastefree #wastemanagement
Load More

Lajme

  • Takim konsultativ publik për vendepozitimin rajonal dhe stacionet e transferimit të mbetjeve
  • Stafet e bashkive trajnohen me njohuri mbi analizën e buxhetit dhe paketën fiskale
  • Shtohen mjete të shërbimeve publike të Bashkisë Berat dhe Kuçovë me ndihmën e projektit
  • Bashkia Poliçan po harton Planin e Menaxhimit të Mbetjeve
  • Mbështetje për përgatitjen e Rregullores për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve
Share

Related posts

December 3, 2022

Stafet e bashkive trajnohen me njohuri mbi analizën e buxhetit dhe paketën fiskale


Lexoni më tepër
truck loader municipality
December 3, 2022

Shtohen mjete të shërbimeve publike të Bashkisë Berat dhe Kuçovë me ndihmën e projektit


Lexoni më tepër
waste plan polican
December 1, 2022

Bashkia Poliçan po harton Planin e Menaxhimit të Mbetjeve


Lexoni më tepër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nëse dëshironi të ndiqni aktivitetet që zhvillohen në kuadër të projektit, ju mund të regjistroheni për të marrë buletinin tonë informues


Projekt i Sekretariatit Shtetëror për çështjet Ekonomike SECO

Swiss


Zbatuar nga:


Swiss
© 2020 Green Berat. All Rights Reserved. | Created by The Solid Waste Management Project in Berat Region