new_logonew_logonew_logonew_logo
  • Home
  • Menaxhimi i Mbetjeve
  • Rreth Projektit
  • Konkurs
    • Pse
    • Si të aplikoni
    • Çfarë
    • Kush mund të aplikojë
    • Kritere vlerësimi
    • Çmime
  • Lajme
  • Publikime
  • Na kontaktoni
  • sq
    • en
Berat Kucova and Dimal disposal sites
parallax background
 

Menaxhimi i venddepozitimeve të rehabilituara në Qarkun e Beratit







Investimi për rehabilitimin e venddepozitimeve të bashkive Berat, Kuçovë e Dimal, u shoqërua me një sërë sfidash për stafet teknike respektive. Projekti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta në Qarkun Berat gjatë periudhës Janar 2021-Shtator 2022 ofroi asistencë teknike nëpërmjet ekspertit të dedikuar për të lehtësuar menaxhimin e venddepozitimeve të rehabilituara. Asistenca përfshinte organizimin e sesioneve të ndryshme të trajnimit e kombinuar me punën në terren. Çdo muaj, eksperti së bashku me stafet menaxhuese punuan intensivisht për përmirësimin e punës në terren specifikisht me vendosjen në shtresa të mbetjeve, ngjeshjen e tyre, mbulimin me dhe, vendosjen me kujdes të tubave të gazit e kontrollin në vijimësi të tyre. Eksperti dhe stafet teknike të bashkive tregojnë kujdes gjithashtu për drenazhet, kanalet kullues, vaskat e grumbullimit të ujrave të kullimit nga mbetjet etj.
Berat disposal sites Paralelisht me punën në terren, u zhvilluan seanca trajnuese të përbashkëta me Ekipin e Kompetencave të cilat nxitën jo vetëm diskutimin mbi çështje të përbashkëta të menaxhimit të venddepozitimit, por edhe konkurrencën për të demonstruar përpjekjet, sfidat dhe eksperiencën midis tyre. Si pjesë e paketës së asistencës së menaxhimit të venddepozitimeve u hartua Plani Operacional i Menaxhimit të Venddepozitimeve për secilën nga bashkitë duke krijuar bazën e parë teknike për menaxhimin e venddepozitimeve të rehabilituar në vijimësi. .
Berat resgion waste management Sot, stafet teknike të menaxhimit të sheshdepozitimeve kanë rritur e zhvilluar aftësitë e tyre profesionale, për t’i paraprirë problematikave që mund të ndodhin gjatë punës së tyre të përditshme, por edhe problematikave të krijuara nga rreshjet e shiut, kryesisht në periudhën Shtator-Mars. Në kuadër të këtij aktiviteti, Bashkia Kuçovë ka ngritur strukturën e posaçme për Menaxhimin e Venddepoziitmit të Mbetjeve, ku në përbërje ka staf teknik të dedikuar për menaxhimin e tij.vendepozitimit. Bashkia Berat, nëpërmjet Sektorit të Menaxhimit të Mbetjeve të ngritur në kuadër të zbatimit të projektit dhe kompanisë sipërmarrëse të pastrimit vijon monitorimin e menaxhimin e përditshëm të operimit në venddepozitim. Vizitat në venddepozitimet e rehabilituara janë pjesë e kurrikulave të shkollave të zonës, për të kuptuar e informuar mbi menaxhimin e mbetjeve dhe kujdesin që duhet të tregojnë për reduktimin, ripërdorimin e riciklimin e tyre.
Bashkitë e Qarkut Berat janë duke zbatuar projektin e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta, financuar nga Qeveria Zvicerane nëpërmjet SECO dhe zbatuar nga Infrastrukture & Umwelt në konsorcium me FLAG E SHELHOF. Kryetarët dhe stafet teknike respektive të bashkive Berat, Kuçovë e Dimal i kërkuan Ekipit të Projektit ndërhyrje emergjente për rehabilitimin e sheshdepozitimeve ekzistuese, nisur edhe nga problematika emergjente që këto sheshdepozitime mbartnin. Në mbështetje të kësaj kërkese dhe objektivit të projektit për zbatim të masave afat-shkurtra u përgatit Plan i Përmirësimit të Masave Rehabilituese për sheshdepozitimet Berat, Kuçovë e Dimal. Këto plane përmirësimi u hartuan bazuar në VKM nr. 389 dt. 27.06.2018, si dhe VKM së ndryshuar Nr.452.
Ky plan përmirësimi synonte:

  • Zhvendosjen, e kapsulimin e depozitimeve ekzistuese të mbetjeve
  • Ofrimin e një zgjidhje të përkohshme për depozitimin e mbetjeve deri në 5 vjet.
Punimet e përmirësimit filluan në Shtator 2020 e përfunduan në Prill 2021 duke siguruar që::
  • Mbetjet e depozituara më parë tani të jenë të mbyllura në mënyrë të sigurt, duke parandaluar përhapjen e mbetjeve, aromat apo daljen e pakontrolluar të gazit në venddepozitim.
  • Lëngu kullues nga mbetjet të mblidhet dhe avullojë duke parandaluar ndotjen e tokës dhe ujit.
  • Të ketë depozitim më të sigurt të mbetjeve për vitet në vijim
  • Të parandalojë hyrje të paautorizuar në venddepozitim

Comments Box SVG iconsUsed for the like, share, comment, and reaction icons

Follow us on Facebook

FLAG
3 days ago
FLAG

Dita Botërore e Shëndetit Mjedisor festohet çdo vit më 26 shtator në mbarë botën. Le ta shfrytëzojmë për të përhapur mesazhe ndërgjegjësimi për mjedisin dhe nevojën për ta ruajtur atë. Duke ruajtur mjedisin sot, brezat e ardhshëm do të kenë mundësi të bëjnë një jetë më të shëndetshme. 🌳

Kjo ditë hedh dritë mbi shkaqet që po i shkaktojnë dëme serioze mjedisit tonë. Për shembull: zjarret në pyje, prerja e pemëve pa kriter po rrezikojnë jetën e njerëzve duke shkaktuar probleme shëndetësore, erozion të tokës dhe përmbytje. 🏞

Mbroni pyjet, mbroni shëndetin!
____________________________________________________

World Environmental Health Day is observed every year on September 26 worldwide, with the aim of raising awareness about the environment and the need to preserve it. Only by taking concrete measures now we can give an opportunity to future generations to enjoy its benefits and to live a healthy life.🌳

This day focuses particularly on the main causes of severe damage to our environment, including forest fires and uncontrolled cutting of trees. Our own existence is actually endangered by soil erosion and floods, so it is the right time we sent out a plea to protect the environment.

#buildingsmartforestsproject
#ipa #CBC
#financuarngabe
#implementuarngaflag #BashkiaShkodër #komunativar
#firedetectionsystem
#EuropeanUnion
#ProtectingForests
#WorldEnvironmentHealthDay
#ditabotëroreeshëndetitmjedisor
#mbronipyjet
... See MoreSee Less

View on Facebook
· Share
Share on Facebook Share on Twitter Share on Linked In Share by Email
Load more

foundation_for_local_autonomy

Follow us on Instagram

👩‍🎓Java Rinore në Berat u çel sot me kon 👩‍🎓Java Rinore në Berat u çel sot me konkursin mbi Menaxhimin e Mbetjeve i cili është pjesë e projektit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta në Qarkun Berat, mbështetur nga Qeveria Zvicerane. Në aktivitet morën pjesë 11 shkollat 9-vjecare të qytetit të Beratit.

📝Me anë të këtij aktiviteti nxitëm nxenësit të thellonin njohuritë e tyre në fushën e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve. 

💪Objektivi u arrit me sukses, pjesëmarrësit u informuan, garuan si dhe u vlerësuan për njohuritë e tyre. 

🏆Skuadrat fituese të këtij konkursi ishin:

🥇Vendi I Shkolla 9-vjecare " M.A.Vrioni"
🥈Vendi II Shkolla 9-vjecare " 28 Nentori"
🥉Vendi III Shkolla 9-vjecare 
"I.Ngjeqari"

♻️I urojmë shumë suksese fituesve dhe të gjithë pjesëmarrësve. Është rradha juaj te ndëgjegjësoni komunitetin tuaj! 

#wastefree #activity #wastemanagement
💪✅Sfida Berati Komposton 🤝Me miratimin e 💪✅Sfida Berati Komposton

🤝Me miratimin e Planeve Vendore të Menaxhimit të Mbetjeve bashkitë në Qarkun e Beratit janë të angazhuara të përmirësojnë hap pas hapi situatën e mbetjeve. Sidoqoftë, asnjë prej nismave përmirësuese nuk mund të jetë e suksesshme dhe e qëndrueshme pa përfshirjen e komunitetit. Të jetuarit në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm ka nevojë për mbështetje aktive nga të gjithë qytetarët.

♻️🌳Të gjithë qytetarët e Qarkut Berat ftohen të kontribuojnë për një mjedis të pastër e të shëndetshëm. 

🤝♻️✅Qytetarët që duan të tregojnë hapësirën e tyre të kompostimit, produktet e kompostueshme dhe riciklimit të lëndëve organike janë të ftuar të marrin pjesë në Sfidën e Kompostit. 

📧Për të marrë pjesë në konkurs dërgoni fotot në rrjetet tona sociale ose ne adresën e emailit contact@flag-al.org. 

✅♻️Pjesëmarrësit inkurajohen të konceptojnë aktivitete për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e natyrës dhe pakësimin, shmangien dhe depozitimin e duhur të mbetjeve, për të ndryshuar sjelljen e qytetarëve ndaj mënyrës së trajtimit të mbetjeve dhe për të ruajtur mjedisin për brezat e ardhshëm.

#challange #green #compost #wastefree #wastemanagement
Load More

Lajme

  • Takim konsultativ publik për vendepozitimin rajonal dhe stacionet e transferimit të mbetjeve
  • Stafet e bashkive trajnohen me njohuri mbi analizën e buxhetit dhe paketën fiskale
  • Shtohen mjete të shërbimeve publike të Bashkisë Berat dhe Kuçovë me ndihmën e projektit
  • Bashkia Poliçan po harton Planin e Menaxhimit të Mbetjeve
  • Mbështetje për përgatitjen e Rregullores për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve
Share

Related posts

December 29, 2022

Takim konsultativ publik për vendepozitimin rajonal dhe stacionet e transferimit të mbetjeve


Lexoni më tepër
December 3, 2022

Stafet e bashkive trajnohen me njohuri mbi analizën e buxhetit dhe paketën fiskale


Lexoni më tepër
truck loader municipality
December 3, 2022

Shtohen mjete të shërbimeve publike të Bashkisë Berat dhe Kuçovë me ndihmën e projektit


Lexoni më tepër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nëse dëshironi të ndiqni aktivitetet që zhvillohen në kuadër të projektit, ju mund të regjistroheni për të marrë buletinin tonë informues


Projekt i Sekretariatit Shtetëror për çështjet Ekonomike SECO

Swiss


Zbatuar nga:


Swiss
© 2020 Green Berat. All Rights Reserved. | Created by The Solid Waste Management Project in Berat Region