Bashkia Poliçan, me asistencën e stafit të projektit është në procesin e hartimit të “Planit Vendor të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve”. Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, është ngritur një grup pune me të cilin janë zhvilluar katër takime ku është dakordësuar drafti paraprak si dhe po punohet për buxhetimin e aktiviteteve.
Ky dokument hartohet mbi bazën e kuadrit ligjor kombëtar për menaxhimin e integruar të mbetjeve duke marrë parasysh dhe kushtet specifike në kontekstin vendor e rajonal. Kuadri strategjik i dokumentit është ndërtuar mbi katër fusha kryesore:
-
- Shërbimet e menaxhimit të integruar të mbetjeve
- •Financimi i qëndrueshëm
- Struktura organizative
- Komunikimi, ndërgjegjësimi dhe përfshirja e komunitetit..
Një javë më pas është planifikuar të zhvillohen dëgjesa publike me grupet e interesit, në zonën urbane e rurale, përfshirë dhe Këshillin Bashkiak. Në përfundim të procesit, dokumenti do të shkojë për miratim në Këshillin Bashkiak Poliçan.
Në kuadër të projektit në katër bashkitë e tjera të Qarkut planet vendore janë hartuar dhe miratuar si dhe kanë kaluar në procesin e vlerësimit.