Rreth Projektit




Përshkrimi i Projektit

Bashkitë e Beratit, Kuçovës, Urës Vajgurore, Poliçanit dhe Skraparit të Qarkut Berat janë duke zbatuar Projektin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve financuar nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO dhe i mbështetur nga INFRASTRUKTUR & UMWELT në konsorcium me SEHLHOFF dhe FLAG. Projekti është hartuar për t’u zbatuar në dy faza të njëpasnjëshme: Faza I, e cila ka filluar të zbatohet, ofron asistencë teknike dhe zhvillim të kapaciteteve në planifikimin vendor e rajonal dhe hartimin e studimit të fizibilitetit, duke krijuar bazat për vijimin e Fazës II të parashikuar, e cila do të ketë në fokus realizimin e masave rajonale të investimeve dhe mbështetjen institucionale për funksionimin e strukturave rajonale.
Projekti mbështet zbatimin e prioriteteve dhe politikave kyçe kombëtare. Ai është hartuar për të ofruar zgjidhje të përparuara për menaxhimin e mbetjeve, bazuar në konceptet dhe standardet e parashtruara në Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Mbetjeve dhe në Master Plan, në përputhje me udhërrëfyesin për aderimin e vendit në BE.

Objektivi i përgjithshëm i projektit

Projekti ndihmon për të përmirësuar cilësinë, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve të menaxhimit të mbetjeve në Qarkun e Beratit dhe për të reduktuar ndikimet mjedisore negative. Ai do të trajtojë nevojat imediate për ndërhyrje rehabilituese dhe do të krijojë bazën për investime të ardhshme në infrastrukturën rajonale.

Projekti nisi me një Fazë Përgatitore dhe përbëhet nga katër komponentë:

  • Forcimi institucional (Shërbime këshilluese dhe zhvillimi i kapaciteteve)
  • Përgatitja e Planeve Vendore dhe Planit Rajonal të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe kryerja e Studimit të Fizibilitetit duke synuar masat e ardhshme të investimeve rajonale
  • Rritja e ndërgjegjësimit dhe informimi publik
  • Hartimi dhe zbatimi i masave afatshkurtra


Gjithashtu, projekti ka mbështetur bashkitë e Qarkut Berat për përgatitjen e Planeve Vendore dhe Rajonal të MM, duke pasur parasysh të gjithë elementët e MMN bashkiake të përfshirë në një sistem integrues. Bazuar në këto plane do të kryhet një Studim Fizibiliteti që do të shërbejë si bazë për masat e ardhshme të investimeve rajonale që do të realizohen në kuadër të Fazës II në vijim.


Deklaratë

Kjo faqe internetit është realizuar nga IU-SEHLHOFF-FLAG në kuadër të projektit të Menaxhimit të Mbetjeve në Qarkun e Beratit. Pikëpamjet dhe konkluzionet e përfshira këtu nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë Zvicerane ose SECO